Kurti me bashkëpuntorë bëjnë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit
31 janar 2020
| 10:54
Kryetari i Lëvizjes Vëtevendosje,Albin Kurti së bashku me deputetë të Kuvendit, zyrtarë dhe aktivistë të Lëvizjes kanë bërë homazhe pranë shtatores të dëshmorit të kombit Zahir Pajaziti.
Në postimin e Vetëvendosjes në “Facebook” ka thënë se “Zahir Pajaziti ishte njeri i vullnetit dhe i aksionit, patriot i paepur e i pashoq, fliste pak e bënte shumë”.
“Komandantin Zahir Pajazitin, bashkëluftëtarët e tij Hakif Zejnullahun e Edmond Hoxhën i kujtojmë sot në 23 vjetorin e rënies për t’ia përkujtuar vetes si nisi çlirimi dhe cilët janë heronjtë tanë. Lavdi e përjetshme të gjithë atyre që dhanë jetën e tyre për lirinë tonë!”, ka shkruar Pajaziti.