Kurti me dy zëvendëskryeministra niset për në Francë
23 qershor 2021
| 15:01
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Francë, ku pasdite do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Në këtë udhëtim Kurtin do ta shoqërojnë edhe dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Emilja Rexhepi.
Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, e cila e ka publikuar një foto në profilin e saj në “Facebook”.