Kurti me gruan dhe vajzën parakalojnë në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës

17 korrik 2021 | 19:48

Kryeministri Albin Kurti bashkë me gruan dhe vajzën e tij kanë parakaluar në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës.

Sonte në garë për “Palmën e Artë” do të jetë edhe filmi kosovar me metrazh të shkurtër “Pa vend” me regji të Samir Karahodës, premierën botërore të të cilit e ka ndjekur dje shefi i qeverisë kosovare me familjen e tij.

Në festivalin prestigjioz të filmit është edhe një film tjetër nga Kosova, artistik e i metrazhit të gjatë, “Luaneshat e Kodrës”, i regjisores së re Luàna Bajrami, i cili garon për Kamerën e Artë”.

Gruaja e shefit të qeverisë kosovare është parë e veshur me një fustan të gjatë e shumë elegant ngjyrë të verdhë, derisa e bija e tij e kishte veshur edhe sot fustanin e njohur si “Strawberry Dress” të disenjatores Lirika Matoshi.

Për këtë të fundit dje u bë shumë zhurmë duke u vënë në pah çmimi i shtrenjtë i tij, në ndërkohë që qeveria sqaroi që si fustani i Leas ashtu edhe dy fustanet e gruas së tij janë huazar nga disenjtarotet Teuta dhe Lirika Matoshi dhe të njëjtit do t’i kthehen atyre sërish.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj ka njofuar…