Kurti me gruan shkojnë në Paris për t’i mbështetur sportistët e Kosovës në Olimpiadë
26 korrik 2024
| 08:53
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me gruan, Rita Augestad Knudsen, kanë udhëtuar drejt Parisit për t’i mbështetur sportistët e Kosovës në Lojëra Olimpike 2024.
Njoftimin për pjesëmarrje atje e ka bërë vetë kreu i qeverisë përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram.
“Në Paris, për të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar, dhe për të mbështetur sportistët tanë që na përfaqësojnë krenarisht në Lojërat Olimpike 2024”, ka shkruar kryeministri.
Pos tij, në Paris gjendet edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.