Kurti më herët kishte deklaruar: Universiteti në veri nuk është legjitim (video)
Qeveria e Kosovës ende nuk është deklaruar për ndërtimin e objektit të përhershëm të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës” me seli të përkohshme në veri të Mitrovicë, të cilin do ta financojë qeveria serbe.
Kryeministri Albin Kurti më herët kishte folur në Kuvend të Kosovës për këtë çështje.
Më 7 korrik, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e kishte pyetur kryeministrit nëse është në dijeni për ndërtimin e këtij universiteti, por shefi i qeverisë kishte thënë se ky universitet nuk është legjitim. “Padyshim se funksionimi i këtij universiteti nuk është legjitim, pasi nuk ka hartuar një statut në përputhje me ligjin për arsimin në komuna dhe nuk është akredituar nga Agjencia e Kosovës për Kreditim, siç e kërkon ligji i arsimit të lart. Për këtë arsye ky universitet nuk financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe nuk do të financohet derisa funksionimi i tij të jetë në përputhej me ligjet e Republikës së Kosovës. Askush nuk duhet të këtë dyshim që shteti ynë ka në dispozicion mekanizma për të ndaluar një veprimtari të jashtëligjshme, por gjithashtu e kemi parasysh se në këtë universitet studiojnë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe është interesi ynë që ata të integrohet më shpejt në shtetin tonë”, kishte thënë Kurti”, kishte thënë Kurti.