“Kurti, më i dobëti kryeministër në përballje me Vuçiqin”

30 qershor 2023 | 19:30

Edon Cana, ish-ambasador në Bullgari, vlerëson se Albin Kurti është kryeministri më i dobët nga të gjithë të mëparshmit në përballje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Cana i ftuar në InfoMagazine ka thënë se kryeministri Kurti ka menduar me metodat populiste siç tha ai t’i përdorë edhe me akterët ndërkombëtarë.

“Kryeministri Kurti që nga fillimi ka menduar që duke menduar metodat popullsite, me të cilat ka ardhur në pushtet duke dhënë premtime të rrejshme sa i përket edhe Asociacionit dhe të gjitha proceseve të tjera, ka menduar se edhe në raportet ndërkombëtare me superfuqitë mund të mendojë këtë metodë të karakterit popullist, dhe ky propozim është një shoë i karakterit popullist, ndërsa për akterët ndërkombëtar seriozë është më shumë një komedi, sepse nuk e merr askush më seriozisht”, u shpreh Cana.

Ish-ambasadori theksoi se Kurti nuk është më në pozitë që të vendosë kushte.

“Zotëri Kurti nuk e kupton që nuk është në pozitë ai, që të vendosë kushte, kushtet janë të përcaktuara dhe çka e karakterizon kryeministrin Kurtin që e dallon nga të gjithë kryeministrat e Republikës së Kosovë, ka dëshmuar që është një negociator i dobët që ka pasë presidenti Vuçiq, ka dëshmuar që është lideri i parë kryeministër i cili ka bashkuar të gjitha shtetet euroatlantike, shtetet mike kundër Kosovës dhe e treta është që me veprimet e tij e ka dobësuar Republikën e Kosovës në planin e brendshëm në veri dhe rrjedhimisht në raportin me Serbinë në Bruksel”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për…