Kurti me ish-presidentin shqiptar, Moisiun marrin pjesë sot në diskutimin për Ballkanin Perëndimor

05 tetor 2024 | 09:38

Kryeministri Albin Kurti, ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, dhe ministri i Kulturës Hajrulla Çeku do të marrin pjesë në konferencën “Balkan Leadership Conference” me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”.

Ngjarja pritet të nis nga ora 10:00, në Hotel “Emerald” në Prishtinë.

Konferenca organizohet nga Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa shtëpi dhe rrugë janë përmbytur të premten në veri…