Kurti: Me LDK-në kemi harmonizuar 80 për qind të programit qeverisës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se me 6 tetor qytetarët kanë folur për ndryshimin e madh politik.
“Kanë treguar se kush duhet të udhëheqë. Populli ka përcaktuar shumë gjëra”, ka thënë Kurti.
Kurti ka bërë me dije se me LDK-në kanë harmonizuar pjesën më të madhe të programit qeverisës dhe se në ditët në vijim do të takohen për të folur për ndarjen e pozitave.
“Është kulturë e re e formimit e qeverisë para se ta kemi kulturën e re qeverisëse. Kemi harmonizuar programin qeveritar që është kryer mbi 80 për qind. Jam shumë i lumtur për këtë. Ka ngelur ndarja e pozitave. Bashkë me Mustafën dhe udhëheqjen e LDK-së do të takohemi dhe do të merremi vesh, sepse populli na e ka përkufizuar një gjë të tillë”.
“Ne duhet të takohemi sa më parë. Por janë edhe 48 që ka Gjykata Supreme për të marrë vendim mbi ankesat ndaj PZAP”, është shprehur Kurti.