Kurti: Me masat e reja synojmë ta ngadalësojmë rritjen enorme të Covidit

27 janar 2022 | 13:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masat e reja që janë ndërmarrë synojnë që së paku ta ngadalësohet përhapjen e Covidit, pasi sipas tij nuk mund ta ndalin dot.

Këtë deklaratë Kurti e ka dhënë gjatë seancës së jashtëzakonshme për gjendjen më pandemisë Covid-19, e cila është thirrur nga opozita.

“Ju garantoj se posa të bëhet e qartë që masat nuk janë më të nevojshme, ne menjëherë do t’i lehtësojmë ato”, ka thënë Kurti.

Më tutje, ai ka bërë thirrje që të mos nënvlerësohet “Omicroni”, pasi sipas tij “është duke shkaktuar pasoja edhe në vendet më të mëdha të botës dhe numri i të vdekurve po shtohet nga dita në ditë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Rifat Latifi, në seancën e sotme…