Kurti me ministra niset për Tiranë për ceremoninë lamtumirëse për Kadarenë
03 korrik 2024
| 08:54
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar merr pjesë sot në homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare, njoftoi zyra e tij.
Ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88 vjeçare, mbahet në Tiranë në orën 11:30.
Homazhet publike do të nisin në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Ndërsa në orën 12:30 kortezhi niset për në varrezat e Tufinës.