Kurti me ministra sot shkon në Gllogjan për homazhe
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar, sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
Homazhet do të nisin nga ora 11:30.
Ndërkaq, më pas, Kurti do të shkojë në vizitë te familja Haradinaj në Gllogjan.
Po ashtu, nga ora 12:00, Kurti merr pjesë në akademinë përkujtimore tek oborri i Kullës Haradinaj në Gllogjan.
Sot bëhen 25 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit.
Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.
Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin. Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.