Kurti me Muratin dhe Krasniqin sot në Gjakovë e prezantojnë buxhetin
04 dhjetor 2022
| 09:10
Albin Kurti sot do ta prezantojë buxhetin për vitin 2023 në Gjakovë.
Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, sot në orën 15:00 në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” do ta prezantojnë buxhetin para qytetarëve.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.