Kurti: Me ndryshimet në Ligjin për Zgjedhjet po i dalim hak diasporës
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me votimin e Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës do t’i dalin hak mërgimtarëve që, përkundër vështirësive, nuk hoqën dorë për ta shprehur vullnetin e tyre politik.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai ka theksuar se pjesëmarrja e mërgatës në proceset zgjedhore dhe vështirësitë e tyre në realizimin e kësaj të drejte janë arsye për këto ndryshime që tani mundësojnë që ata të marrin pjesë.
“Ndër çështje më të rëndësishme që rregullohen me këtë projektligj janë regjistrimi i votuesve jashtë vendit, mënyra e votimit jashtë vendit, e drejtën e votës, numërimi i votave dhe mbështetja financiare shtesë për partitë që krijojnë hapësirë më të madhe për deputet gra sa është kuota e përcaktuar. Projektligji i ri e parasheh regjistrimin online”.
“Shpeshojmë sadopak me votimin e këtij ligji sot do t’ju dalim hak mërgimtarëve që përkundër vështirësive nuk hoqën dorë për ta shprehur vullnetin e tyre politik dhe me durim priten që shteti i tyre t’i bëjë edhe me krenar kur atyre do të iu mundësohet votimi në shtet ku ata jetojnë”, ka thënë Kurti.