Kurti me një fjali e bën Kosovën Zvicër: Zhvillim e progres brenda vendit, dinjitet e afirmim jashtë vendit
Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur heqjen e vizave nga Tajlanda për qytetarët e Kosovës. Ministrja e Punëve të Jashtme, Punës dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, njoftoi të martën mbrëma se Tajlanda i ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, përcjell Reporteri.net.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “Pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë”.
“Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza. Zhvillim e progres brenda vendit. Dinjitet e afirmim jashtë vendit”, shkroi Kurti.
Gërvalla tha se “kjo reflekton përkushtimin institucional për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare të Kosovës”.
“Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë. Ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.