Kurti: Me platformën “Superpuna” kemi punësuar 10 mijë të rinj prej të cilëve gjysma gra!
Në kuadër të aktiviteteve “Marsi sjell pranverën – Gratë barazinë”, organizata Gratë për VETËVENDOSJE! mbajti një tubim me strukturat e saj.
Në këtë takim ishte prezent edhe kryeministri Kurti.
Kurti në fjalën e tij foli për masat dhe reformat që ka ndërmarrë qeveria në drejtim të barazisë gjinore.
“Përmes shtesave për fëmijë dhe për lehona kemi ndihmuar 400 mijë fëmijë dhe 45 mijë lehona. Me platformën SUPERPUNA kemi punësuar 10 mijë të rinj prej të cilëve gjysma gra, dhe përmes masës “Qeveria për Familjet” ku sigurohemi që secila familje ta ketë së paku nje anëtarë të punësuar kemi 2 mijë përfitues gjysma e të cilave gra. Në çështje që lidhen me drejtësinë kemi Strategjia Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Protokolli Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale garantojnë sigurinë dhe mbrojtjen e grave. Në shëndetësi, ofrohet mamografi falas për të gjitha gratë dhe Vaksina HPV”
“Investime në Klinikën e Gjinekologjisë dhe fuqizimi i programit për vizitat shtëpiake për nënat dhe fëmijët. Në arsim, bursa për studentet e vajzat në programet STEM dhe bursa për komunitetet e ndjeshme. Në ekonomi, subvencionimi i pajisjeve të energjisë për nënat vetëushqyese dhe pjesëmarrja e gruas në bordet e ndërmarrjeve publike. Subvencionimi i pjesës së kredisë për pronën e grave për të zgjeruar biznesin e tyre” tha Kurti.
Postimi i plotë: