Kurti: Me qeverinë tonë ka ardhur koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes

26 gusht 2022 | 11:26

Thirrja për aplikim në Programin për Diplomaci Qytetare vazhdon të jetë e hapur.

Ky program parasheh angazhimin e dhjetë profesionistëve të rinj nga diaspora në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për një periudhë gjashtëmujore.

Afati i fundit për aplikim është data 28 gusht.

Kryeministri Albin Kurti përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” ka theksuar se mërgata jonë gjithmonë ka qenë një nga kontribuuesit më të rëndësishëm të popullit tonë për republikën tonë.

“Me qeverinë tonë ka ardhur koha që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes në përpjekjet e Kosovës sonë për të zgjeruar prezencën e saj kudo në botë. Po e fillojmë këtë me profesionistë të rinj nga mërgata”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara këtë javë ndaj shënjestrave…