Kurti me shefin e OSBE-së bisedojnë për temat aktuale në vend
14 shkurt 2024
| 11:35
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim dje, shefin e misionit të OSBE në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Ambasadori Davenport dhe kryeministri Kurti, diskutuan mbi temat aktuale në Kosovë, përfshirë fazën tranzitore dhe informuese të zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore, dhe fushat e bashkëpunimit.
Në takim, ndër të tjera u theksua rëndësia e komunikimit efektiv me publikun, me ç’rast u përmend video mesazhi i kryeministrit drejtuar komunitetit serb në Kosovë, në gjuhën serbe, në lidhje me përmbajtjen, qëllimet dhe zbatimin e rregullores në fjalë.
Kryeministrit Kurti falënderoi ambasadorin Davenport për bashkëpunimin e afërt dhe mbështetjen e vazhdueshme në projekte dhe fusha me interes të përbashkët.