Kurti: Me Thaçin takohem vetëm nëse më referohet si kryeministër
Kryeministri Albin Kurti pas takimit me Shoqatën e të Burgosurve Politik është deklaruar për medie në lidhje për refuzimin e ftesës për t’u takuar me presidentin Hashim Thaçi.
Kurti ka treguar se do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, vetëm nëse presidenti i referohet si kryeministër.
“Unë kam kërkuar që para se të shkojë në konferencë në Munih të takohemi dhe të bisedojmë sa i përket politikës së jashtme”.
“Ai është përgjigjur shumë më vonë kësaj ftese në kuadër të takimeve me liderët politik në mënyrë që mospajtimet t’i mbajmë të brendshme dhe mos t’i shprehim publikisht jashtë vendit dhe ne duhet të takohemi si krerë institucionesh”.
Ai më tej ka sqaruar se të mërkurën e ka pasur të pamundur që të takohet me presidentin, prandaj edhe i ka kërkuar kreut të shtetit takim për të premten.
“Sot isha shumë i zënë me takime të ndryshme dhe me një agjendë të pa përgatitur dhe isha në Llap mbrëmë. Më njoftuan mbrëmë që sot paskan kërkuar takim dhe e kisha të pamundur dhe ju kam thënë që të premten mund të takohemi”, ka thënë Kurti, raporton EO.