Kurti me video-mesazh për diasporën: Nxitoni, regjistrohuni për zgjedhjet e 17 tetorit
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga bashkatdhetarët që të regjistrohen për zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor.
Kurti përmes një video të publikuar nga LV-ja në rrjetin social “Facebook”, ka pohuar se vota e diasporës është shumë e rëndësishme.
“Deri me datë 18 gusht është afati i regjistrimit për të votuar prej jashtë vendit. Nxitoni, regjistrohuni, dhe ndihmoni e inkurajoni të tjerët ta bëjnë një gjë të tillë. Është e një rëndësie edhe më të lartë se zgjedhjet qendrore pjesëmarrja e mërgatës në zgjedhjet lokale që do të mbahen me datë 17 tetor. Vota e juaj shumë herë është treguar vendimtare në përcaktimin e kursit politik e zhvillimor që ka marr vendi, andaj mos e lëni për ditën e radhës apo ditën e fundit, aplikoni sa më parë dhe hyni në rrjedhën teknologjike që do ju përcjellë me instruksione deri në ditën e votimit”, ka deklaruar Kurti.