Kurti me videomesazh jep detaje për zëvendësimin e targave ilegale në targa RKS

01 shtator 2022 | 12:55

Nga dita e enjte deri më 31 tetor, për gjithsej 61 ditë në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve do të zhvillohet procesi i konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. Kështu ka bërë me dije kryeministri Albin Kurti.

“Në Kosovë janë gjithsej 401.945 vetura me targa RKS. Prej tyre dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen përbëjnë vetëm rreth 2% të tyre”, është shprehur ai.

Kurti ka ftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që t’i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luana Vjollca ushte një prej personazheve të njohur që mori…