Kurti me videomesazh për fundvit: Ju siguroj, çdo marrëveshje e nënshkruar me Serbinë do të jetë në të mirë të vendit
30 dhjetor 2023| 17:39
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë me një videomesazh në këtë fund të vitit 2023.
Fillimisht, sipas kryeministrit, ky ka qenë një vit që ka lënë gjurmë në shtetin tonë.
“Dua t’ju siguroj se kjo qeveri, Qeveria juaj e merr seriozisht besimin tuaj. Jemi të vetdijshëm për barrën e përgjegjësisë me të cilën jemi ngarkuar…”– tha ai.
Mes tjerash, në videomesazhin e tij, Kurti e përmendi edhe dialogun me Serbinë. Në video, ai siguron qytetarët se “çdo marrëveshje e nënshkruar do të jetë në të mirë të vendit”.
“Kosova meret si shembull i shtetit të së drejtës, parimeve demokratike dhe anittezë e autokracisë e tiranisë. Bashkëpunimi me aleatët përfshinë qasjen konstruktive në procesin e normalizimit me Serbinë. Në këtë proces, dhe në bisedime shumë të gjata që kanë paraprirë e vazhdojnë, do të doja të siguroja qytetarët që çdo marrëveshje që do të nënshkruhet do të jetë në të mirë të vendit dhe nuk do të kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetueshmërinë e rendin ligjor të vendit tonë. “ – u shpreh ai.