
Kurti: Mërgata gjithandej është me Lëvizjen
24 janar 2025
| 11:20
Kryeministri dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, ka shkruar për takimin me bashkatdhetarët në Cyrih.
Ai ka thënë se “Cyrihu na priti ngrohtë në sallën kuq flakë e të mbushur cep më cep”.
Sipas tij, mërgata në Zvicër është me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Mërgata gjithandej është me Lëvizjen, Lëvizja është me mërgatën, e me 9 shkurt, votojmë 118, e bëhemi bashkë 500 mijë zemra. Ju dua fort e ju faleminderit!”, ka shkruar Kurti.