Kurti: Mërgata, motor i zhvillimit ekonomik të Kosovës

23 korrik 2021 | 12:05

“Pa mërgatën nuk do të kishte pasur lëvizje dhe mërgata jonë është gjithnjë në lëvizje”, kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti dje në fjalën e tij hapëse në takimin me bashkatdhetarë.

Në parkun e qytetit të rregulluar për ngjarjen “Lëvizja me Mërgatën” që mbahet çdo vit, shumë mërgimtarë kishin ardhur të njiheshin e të bashkëbisedonin me deputetët, ministrat, dhe aktivistët të LV-së.

Kurti në ketë takim ka folur për të arriturat e qeverisjes që ai drejton, ku veçoi luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Duke iu referuar politikës së emetimit të bonove për diasporën që vetëm në ditën e parë mblodhi një investim të diasporës prej 1 milion euro, Kurti ka thënë se mërgata përveç se motor për zhvillimin e jetës së qëndrueshme në vendin tonë tani po bëhet edhe motor i zhvillimit ekonomik të saj.

Kurti në ketë takim ka folur edhe për rëndësinë që ka regjistrimi dhe pjesëmarrja e mërgatës edhe në zgjedhjet lokale që po afrojnë.

“Bashkë është e mundshme dhe bashkë si gjithnjë, si përherë, ia dalim t’i jetësojmë ndryshimet për të cilat kemi nevojë e të cilat i duhen vendit”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aprovuar sot 1 208 aplikacione…