Kurti meriton gjuajtje më shumë se me vezë
03 prill 2020
| 08:02
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, disa herë kishte paralajmëruar veprime në rast se kryeministri Albin Kurti e heq taksën ndaj mallrave serbe. Partia e tij nuk kishte përjashtuar as sulmet me vezë, të cilin veprim e konfirmoi edhe mbrëmë. Madje Haradinaj tha se Kurti meriton shumë më shumë sesa sulme me vezë.
“E kishim gjuajtë me vo mos të kish qenë kjo pandemia, por tash po e kemi më zor. Nuk po kemi qysh të kalojmë edhe në atë situatë të re, por ai meriton edhe më shumë se gjuajtje me ve”, është shprehur Haradinaj në “Rubikon”.