Kurti merr dozën e dytë të vaksinës kundër Covidit
07 qershor 2021
| 17:24
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë të hënën dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka njoftuar se Kurti, vaksinën “AstraZenca” e ka marrë në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë.
“Në sallën e sporteve ‘1 Tetori’, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës ‘AstraZeneca’ e mori edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Mirënjohje për profesionistët mjekësor dhe stafin mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit Covid-19”, ka njoftuar MSh-ja.