Kurti merr pjesë në forumin e Bratislavës, i pranishëm edhe Vuçiqi
02 qershor 2022
| 16:27
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin e Bratislavës – “GLOBSEC 2022”.
Krahas pjesëmarrjes në panelin e diskutimit: “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve të tjera, pjesëmarrës në këtë forum, ka njoftuar zyra e kryeministrit.
Në këtë forum është duke marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili gjatë ditës është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.