Kurti merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023

27 gusht 2023 | 11:09

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, ai sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, ndërkaq të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi thotë…