Kurti merr pjesë në inaugurimin e bankës në Leposaviq ku Behgjet Pacolli është aksionari më i madh i saj
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e pikës më të re në Leposaviq të Bankës Ekonomike, ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i kësaj komune, Lulzim Hetemi.
Për këtë, Kurti është shprehur se kjo degë do të ofrojë të gjitha shërbimet që janë të hapura për qytetarët dhe për bizneset, sikurse kryerja e pagesave, transferet e kreditimi.
“Në këtë mënyrë ka mundësi që gjithçka të kryhet në mënyrë legale dhe transparente në përputhje me ligjin, me kushtetutshmërinë dhe me rregullat e të bërit biznes, të financave dhe të bankimit në Republikën tonë”, ka deklaruar Kurti.
Rreth kësaj është deklaruar edhe kryeshefi ekzekutiv i Bankës Ekonomike, Shpend Luzha, i cili është shprehur i lumtur.
Banka Ekonomike është njëra nga bankat vendore, pronarë të cilës janë Behgjet Pacolli, Selimi Pacolli dhe disa aksionarë tjerë.