Kurti merr pjesë në inaugurimin e fillimit të ndërtimit të parkut industrial në Drenas
Pas vendosjes së gurthemelit të nënstacionit të ri policor në Izvor të Zvaçanit, kryeministri Albin Kurti me bashkëpunëtorë, kanë marrë pjesë në inaugurimin e fillimit të ndërtimit të Parkut Industrial të Përgjithshëm në Drenas.
Kurti ka thënë se “parku do të ketë një sipërfaqe prej 36.5 hektarë, me një investim prej 7.7 milionë euro dhe do të shërbejë si hapësirë për rreth 50 biznese prodhuese dhe përpunuese”.
“Pas Zveçanit ku vendosëm gurthemelin e nënstacionit të ri policor në Izvor, në Drenas bashkë me ministren Rozeta Hajdari, për inaugurimin e fillimit të ndërtimit të Parkut Industrial të Përgjithshëm të qytetit. Parku do të ketë një sipërfaqe prej 36.5 hektarë, me një investim prej 7.7 milionë euro dhe do të shërbejë si hapësirë për rreth 50 biznese prodhuese dhe përpunuese. Me këtë projekt po dëshmojmë se me qeverisjen tonë, kalojmë nga zonat ekonomike të pafunksionalizuara, ose aso zonash ekonomike me shumë aktivitete dhe pa menaxhim të mirëfilltë, në parqe industriale të specializuara, parqe industriale të gjelbra dhe të teknologjisë e inovacionit. Më shumë mundësi punësimi, më shumë nxitje dhe mbështetje e investimeve vendore dhe të huaja, më shumë projekte të orientuara drejt prodhimit, përpunimit e inovacionit si dhe me kujdes e mbrojtje të mjedisit”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.