Kurti merr pjesë në shënimin e 14-vjetorit të rindërtimit të urës së Mostarit (Foto)
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 14-vjetorit të rindërtimit të Urës së Vjetër të Mostarit.
Në këtë ngjarje kanë qenë të pranishëm kryeministri i Greqisë, ai i Maqedonisë dhe i Bosnje Hercegovinës.
“Mbrëmë, me rastin e përvjetorit të 14-të të rindërtimit të Urës së Vjetër të Mostarit nga mesi i shekullit XVI, parakaluam simbolikisht tek ajo udhëheqës politikë e shtetërorë nga rajoni, si dhe diplomatë e ambasadorë të shumtë në Bosnje dhe Hercegovinë. Aty ishin edhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i Greqisë, Aleksis Cipras, i Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deputeti i SPD-së në Bundestagun gjerman, Josip Juratoviq, ambasadori i Greqisë në B&H, Georgios Iliopoulos etj. Nën organizimin e Qendrës për Paqe nga Mostari kjo ngjarje u pasua me biseda midis neve të ftuarve, gjatë darkës pranë lumit Neretva”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/