Kurti merr urimin e parë për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
12 shkurt 2020
| 16:27
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar sot urim nga kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban.
Me këtë rast, kryeministri Orban ka uruar kryeministrin Kurti për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se Hungaria mbetet e përkushtuar për t’i mbështetur përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin e rajonit në institucionet evropiane.
Në urim, po ashtu thuhet se Hungaria do të vazhdojë të punojë për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe me përfitime reciproke në tregti, investime dhe arsim.
/Epoka e re/