Kurti: Miq të krishterë, gëzuar!

24 dhjetor 2019 | 14:19

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka uruar të gjithë qytetarët që sonte festojnë Krishtlindjet.

“Miq të krishterë, gëzuar! Sot në mbrëmje shumë kisha në të gjithë botën do të mbajnë meshën për lindjen e Krishtit, shumë urime do të shkëmbehen, e fëmijët do të marrin dhurata. Mes tyre edhe bashkëkombësit tanë katolikë, ortodoksë, protestantë e ungjillorë shqiptarë, në Ballkan apo diasporë”, ka shkruar Kurti.

“Po ashtu, shumë prej popujve miq, një pjesë e të cilëve ndihmuan ushtarakisht e financiarisht Kosovën të çlirohet e të ecë përpara, sot në mbrëmje festojnë. Ne shqiptarët festat i festojmë bashkë, andaj miq të dashur të krishterë, mos harroni ta ruani një ëmbëlsirë të vogël edhe për ne. U uroj një festë sa më të lumtur, pa lënë mënjanë mesazhin e solidaritetit dhe ndihmës për të varfrit e të diskriminuarit. Si çdo fe e madhe, Krishterimi ia përkujton njeriut kufijtë e individualizmit dhe të metat e egoizmit, dhe e drejton atë kah e mbara: puna e përkujdesja për tjetrin, për bashkësinë, familjen, fqinjin, bashkëqytetarët, bashkëkombësit, dhe mbarë njerëzimin. Gëzuar Krishtlindjen!”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova mbajti zgjedhjet më 6 tetor 2019, pas 1 muaji…