Kurti: Miqtë s’mund të ankohen te unë, kam pritur dialog më intensiv
13 shkurt 2023
| 15:10
Kryeministri Albin Kurti e ka marrë përsëri fjalën në Kuvend pas deklarimeve të deputetëve, të cilët i ka falënderuar për “kritikat, vërejtjet e sugjerimet”.
Kurti ka thënë se në procesin e dialogut me Serbinë i ka mbajtur fjalët. Ai ka përmendur dakordimin e vitit të kaluar që të takohet për çdo muaj me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
“Në këtë kuptim, nuk mund të ankohen tek unë miqtë, aleatët, partnerët tanë ndërkombëtarë, sepse unë e kam mbajtur fjalën. Dikush tjetër s’e ka mbajtur fjalën”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se ndërmjetësve u ka thënë se vizita e tyre më 20 janar, mund të kishte ndodhur më 20 shtator.
“Kam pritur dinamikë shumë më intensive sesa kjo që ka ndodhur”, është shprehur Kurti.