Kurti mirëpriti iniciativën për hapjen e Odës Ekonomike Nordike në Kosovë

03 prill 2023 | 14:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar të hënën takim me ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Qeveria ka njoftuar se Kurti e Nissinen biseduan për zhvillimet në vend dhe rajon, dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet ambasadës finlandeze dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si rezultat i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe.

“Në shërbim të thellimit të tyre, sidomos të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, kryeministri Kurti mirëpriti iniciativën për hapjen e Odës Ekonomike Nordike në Kosovë.

“Ai gjithashtu e përgëzoi ambasadorin Nissinen dhe shtetin e Finlandës, me rastin e ratifikimit të aplikacionit për anëtarësim të Finlandës nga të gjitha 30 shtetet e NATO-s, duke theksuar se anëtarësimi i saj në NATO i kontribuon paqes dhe sigurisë në Evropë”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Charles Leclerc, një vit më parë dominonte në botërorin e…