Kurti: Mosnënshkrimi i marrëveshjes hapi derën për shkelje dhe mosimplementim

04 korrik 2023 | 11:28

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim homologët, Mark Rutte nga Holanda dhe Xavier Bettel nga Luksemburgu.

Pas takimit, ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast Kurti ka thënë se mosnënshkrimi i marrëveshjes bazë nga ana e Serbisë, ka hapur derën për shkelje dhe mosimplementim të marrëveshjes.

“Lajmi i mirë është se e kemi një marrëveshje. Kjo marrëveshje quhet marrëveshja bazë, është modeluar në bazë të dy Gjermanive. Çdo student që studion shkenca politike i studion këto 11 pika, vjen në përfundim se kjo është një njohje de-fakto e Kosovës nga ana e Serbisë. Vështirësitë i kemi të mungesa e implementimit. Mosnënshkrimi i marrëveshjes e ka hapur derën për shkelje ose mosimplementim”, ka thënë Kurti.

Më tutje, ai ka thënë se zbatimi i marrëveshjes duhet të bëhet pa kushte në mënyrë që të arrihet zgjidhja.

“Të gjithë partnerët, mos të heqin dorë nga marrëveshja sepse e kemi një marrëveshje si pjesë e konkludimeve të Këshillit të Evropës”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Anglisë, David Beckham që është një nga pronarët…