Kurti: Muaji prill, vendimtar për të dalë nga kjo krizë

07 prill 2020 | 10:36

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrat në detyrë, Emilija Rexhepi dhe Arben Vitia, kanë takuar sot kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri. Pas këtij takimi, Kurti ka thënë se në këtë takim është njoftuar për gjendjen në Gjilan shkaku i pandemisë së koronavirusit.

“Erdhëm për vizitë në Komunën e Gjilanit për të takuar kryetarin Lutfi Haziri dhe ekipin e tij, të cilët janë anëtarë të shtabit që po përballen në këtë luftë kundër përhapjes së koronavirusit. U njoftuam për së afërmi për të gjitha masat e ndërmarra në këtë komunë”, tha Kurti.

Kurti u bëri thirrje qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve nga institucionet shëndetësore, duke thënë se ky muaj është vendimtar sa i përket kësaj pandemie.

“Jemi të gatshëm, të interesuar që këtë lakoren e shpërndarjes ta shtyjmë sa më shumë në kohë dhe ngritjen e saj ta bëjmë sa më të paktë të kësaj pandemie. Organizimi ynë qendror dhe lokal është shembullor. Muaji prill është vendimtar që nga kjo krizë të dalim sa më shpejt dhe sa më pak raste, andaj ju lutem t’i respektoni rekomandimet”, tha Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bëhet fjalë për shumë, shumë para dhe të ardhmen e…