Kurti: Mundemi më shumë se kaq
22 nëntor 2023
| 10:33
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku “Dardanët” e zhvilluan ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për në “EURO 2024”.
Ata u mposhtën nga Bjellorusia me rezultat minimal 0-1.
E pas kësaj disfate, Kurti tha se kombëtarja e Kosovës mundet më shumë se kaq.
“Mundemi më shumë se kaq, sepse jemi më të mirë se sonte. Andaj jemi me shpresë e besim për të ardhmen. Kurse mbështetjen do ta keni gjithmonë, pa kushte”, tha Kurti.
Kosova nuk ka arritur që ta sigurojë një biletë për në Kampionatin Evropian që vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani.
Nga 10 ndeshje, kombëtarja ka arritur që t’i grumbullojë 11 pikë duke u renditur në vendin e pestë në grupin I.