“Kurti mundet me e thirrë në telefon edhe Listën Serbe”, Blerim Latifi për qeverinë e re

10 shkurt 2025 | 21:43

Blerim Latifi, profesor universitar, ka thënë në “Pressing” të T7 se lufta për pushtet mund ta bëjë që Albin Kurti ta thërrasë në telefon Listën Serbe për koalicion.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të fitonte shumicën, i duhen partnerë koalicioni.

Latifi tha se PDK-ja e AAK-ja e kanë bërë të qartë se s’ka koalicion. Ai tha se edhe LDK-ja duhet ta qartësojë pozicionin – duke shtuar se Abdixhiku tha se do të jetë opozitë, por në një moment emocional, pasi e mori rezultatin.

“Deklarata e tij reflekton sikur të fitonte 51%. Ai bëri një lexim të gabuar të situatës elektorale, dhe ai lexim i gabuar nxiti qartësimin e partive opozitare që nuk llogarisin në asnjë formë bashkëpunimin politik për me krijuar një qeveri me Kurtin. Ditëve në vazhdim, ne duhet të kërkojmë qartësim nga Abdixhiku çfarë qëndrimi do të mbajë”, ka thënë Latifi.

“Pushteti, nganjëherë nën efektin e luftës për pushtet, i harron parimet. Hiç mos u çuditni, sepse mundet edhe Listën Serbe me thirrë në telefon”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas arrestimit. Përmes…