Kurti: Muzika dhe arti kanë humbur ikonën e tyre, e kombi anëtaren më të dashur

09 shkurt 2020 | 12:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në akademinë përkujtimore që u mbajt në nderim të jetës dhe veprës së bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarushës, ka thënë se muzika dhe arti kanë humbur ikonën e tyre, kombi ka humbur anëtaren më të dashur dhe më të çmuar.

“Ata që e kishin fatin ta njihnin më afër e kuptonin madhështinë e saj prej artisteje dhe thjeshtësinë e jetës së saj. Ata që kanë punuar me të tregonin për disipline dhe në punën e saj. Ajo nuk do të mungonte në asnjë prove dhe asnjë shfaqje. Ajo ishte vajzë nga fshati larg kryeqytetit ku jetoni dhe vepronin njerëzit e artit dhe kulturës. Ajo sfidoi paragjykimet  dhe pasuroi kulturën e qytet dhe mbarë kombit”.

“Këngën e kishte nisur si fëmijë, ndërsa si këngëtare  nga viti 1948, në Radio e Prishtinë. Sapo i jepet mundësia përballet me realitetin e kohës që ishte turp që një vajzë të këndonte në radio, babai i saj ishte mbështetësi i saj”.

“Në amanetin e saj kërkoi të varroset afër babait të saj duke pranuar dashurinë e përjetshme që pati për të”.

“Ishte bilbil i gëzuar edhe ca i trishtë. Një bilbil poshtë reve  të qiellit të ulët dhe sipër majave të lisave të lartë. Bilbil poshtë një shteti që ishte diktator dhe mbi supet e një populli të lashtë si ky i yni. Ajo mbetej e përulur me thjeshtësinë dhe me madhështinë e saj. Për tej krijimtarisë na la luftojmë paragjykimet, padrejtësitë dhe punën e palodhshme. Krijimtaria e saj do të lartësohet nga çdo brez”, ka thënë kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kortezhi i këngëtares së mirënjohur, Nexhmije Pagarushës, është nisur nga…