Kurti: NATO-ja ndaloi gjenocidin në Kosovë, përgjithmonë falënderues dhe mirënjohës

12 qershor 2023 | 11:59

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se ndërhyrja ushtarake e NATO-s ka ndalur gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës.

Me rastin e Ditës së Çlirimit, Kurti ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen ndaj ndërkombëtarëve për lirinë.

“Pas çlirimit vjen paqja. Sot përkujtojmë dhe festojmë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe vendosjen e paqes në vendin tonë, pra 12 qershorin. Bashkë me presidenten e Republikës dhe kryetarin e Kuvendit kujtuam duke vendosur lule të freskëta dhe bërë homazhe për humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharëve dhe këtu kontributin e NATO-s”.

“Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë gjithnjë dhe përgjithmonë jemi falënderues dhe mirënjohës”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun në mes të…