Kurti ndalet për tubim me mërgatën në Bruksel, takimi me ta mbahet në sallën ‘…te Baba’
04 dhjetor 2024
| 10:56
Kryeministri Albin Kurti do të mbajë sot një tubim me mërgatën në Bruksel. Në këtë takim janë ftuar edhe mërgimtarë nga Holanda e Luksemburgu.
Për këtë ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
Takimi do të zhvillohet në orën 20:00, në “Pater Penninckxstraat 32, 198 Zemst Salla – Te Baba”.
Ndryshe, Kurti ndodhet nga dje në Bruksel, ku zhvilloi takim me kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas dhe Shefi i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa.