Kurti: Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë vijnë me kërkesa të Serbisë që janë irracionale

26 janar 2023 | 12:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë një prononcim para gazetarëve, ku ka folur rreth takimit të mbrëmshëm me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas Kurtit, ndërmjetësuesit ndërkombëtarë vijnë me kërkesa të Serbisë e të cilat sipas tij, janë irracionale.

“Procesi negociator do të duhej të na shpie përpara, unë e respektoj konfidencialitetin e bisedimeve, por po e ritheksoj që asnjë nga 33 marrëveshjet nuk mund të ketë prioritet hierarkik dhe nenet në propozimin e Bashkimit Evropian kanë numra përpara që do të thotë se kanë renditje … 33 marrëveshjet e Brukselit janë të vendosura në një rrafsh horizontal, ndërkaq në anën tjetër këto 10 nene nuk tolerojnë që një nen atje nga fundi të sillet i pari si parakusht”.

“Ndërmjetësit ndërkombëtarë vijnë me kërkesa të palës tjetër dhe kërkesat e palës tjetër janë irracionale. Andaj atyre unë duhet t’ua them vlerësimin e drejtë”, ka thënë Kurti.

Kurti edhe një herë ka theksuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe i cili po kërkohet nga faktori ndërkombëtar, nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtja ajrore ukrainase, ka thënë se ka rrëzuar të gjithë…