Kurti nderohet me medalje nga Senati i Iowas (Foto)

15 maj 2022 | 10:57

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është dekoruar me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas, gjatë vizitës zyrtare në ShBA.

Kurti pranoi medaljen nga senatori Zach Nunn me këtë motivacion:

“Me kërkesë të senatori nga Qarku Polk, Zach Nunn, Senati njeh dhe dekoron kryeministrin Albin Kurti, me medaljen e Shërbimit të Jashtëm të Shquar të Iowas. Kjo dekoratë, e projektuar nga senatori Zach Nunn, është një kryq maltez për  qëndrueshmërinë e karakterit, e zbukuruar me stemën e shtetit të Iowas dhe e shënjuar me pikën referuese të Iowas, Kapitolin, që simbolizon përkushtimin ndaj shërbimit.

Albin Kurti në moshën 22-vjeçare udhëhoqi rezistencën kundër regjimit të Millosheviqit dhe kontribuoi në arritjen e lirisë së popullit të Kosovës.

Kur filloi lufta në Kosovë, Kurti u angazhua për integritetin territorial me NATO-n, për t’iu rezistuar sulmeve të Serbisë, si dhe ndihmoi shpëtimin e shumë familjeve shqiptare brenda Kosovës.

Në shkurt 2020, Albin Kurti u zgjodh Kryeministër i Kosovës dhe vazhdoi partneritetin e  palëkundur me udhëheqësit e biznesit, të industrisë dhe të bujqësisë në Iowa.

Angazhimi i tij aktiv ndërmjet qyteteve simotra të Kosovës dhe të Iowas, partneritetit të sigurisë me Gardën Kombëtare të Iowas dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe përkushtimi i tij ndaj përpjekjeve të Iowas në përkrahje të Afganistanit dhe të Ukrainës, shënojnë angazhimin e tij meritor për drejtësi dhe paqe ndërkombëtare.

Ne u jemi mirënjohës për shërbimin dhe përkushtimin tuaj ndërkombëtar për Iowan”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Dervish Çadraku Me daljen publike të UÇK-së në Llaushë…