Kurti nderon Adem Demaçin në trevjetorin e vdekjes
26 korrik 2021
| 16:08
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe para varrit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, me rastin e trevjetorit të vdekjes së tij.
Kurti e ka vlerësuar personalitetin e Demaçit si simbol i rezistencës dhe kontributin që ka dhënë ai për çështjen kombëtare.