Kurti nderon dëshmorët Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva

02 prill 2021 | 12:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe të premten në nderim të dy dëshmorëve të demonstratave të vitit 1981, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva.

Në praninë e familjarëve dhe bashkëveprimtarëve, kryeministri Kurti ka vendosur kurora me lule, te Pllakata e të rënëve, në Prishtinë.

Kurti ka theksuar se akti i nderimit të të rënëve e shpreh vlerësimin e lartë për kontributin e të gjitha gjeneratave në luftë, përpjekjen, dhe sakrificën për lirinë e Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës, gjatë ditës së sotme ka njoftuar…