Kurti nderon Zahir Pajazitin
31 janar 2018
| 11:42
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga bashkëpartiakë ka bërë homazhe të shtatorja e heroit Zahir Pajziti në Prishtinë.
Kurti ka thënë se respekti për dëshmorët, heronjtë e martirët e kombit është respekt për vendin.
“Me rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve të kombit Zahir Pajazitit, Halif Zejnullahit e Edmond Hoxhës bëjmë nderime para shtatores së Zahirit këtu në kryeqytet. Respekti për dëshmorët, heronjtë e martirët e kombit tonë është respekt për veten tonë si qytetarë të Republikës si aktivist politik e si politikan përfaqësues. Zahiri ishte pararendës i luftës çlirimtare dhe ai i dha një hov të madh UÇK”, ka thënë Kurti. (EO)