Kurti ndërpreu fjalimin në Prizren gjatë kohës kur po thirrej ezani
25 gusht 2021
| 08:17
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka qëndruar në qytetin e Prizrenit.
Kurti ishte i pranishëm në një tubim në Prizren, ku mbajti edhe një fjalim.
Në atë ngjarje, ai ka ftuar investitorët e huaj dhe nga diaspora që të investojnë në Prizren dhe Kosovë.
Derisa po mbante fjalimin, në xhami filloi të thirrej ezani, me këtë rast kryeministri ndërpreu fjalimin.
Pasi u ndal ezani, Kurti vazhdoi fjalimin e tij.