Kurti: Ndoshta do të ketë zgjedhje të parakohshme (video)

19 mars 2024 | 13:27

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë dhënë “Radios Evropa e Lirë” ka thënë se mund të ketë edhe zgjedhje të parakohshme.

Ai ka thënë se prej javës së dytë kur ka marrë detyrën e kryeministrit është folur për zgjedhje të parakohshme, por ai sot është në vitin e tretë të qeverisjes.

“Prej javës së dytë, ndoshta jot ë parë që jam kryeministër është folur për zgjedhje të parakohshme. Unë këtë javë i bëjë tri vjet që jam në detyrë, ndoshta do të ketë zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Kurti për REL..

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme ende pa përfunduar mandati?

Kurti: Për neve është krejt njësoj, por unë zgjedhje të parakohshme nuk mund të kem në Kosovë pa opozitën, nëse opozita do zgjedhje të parakohshme duhet të shpërndahet Kuvendi. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 nuk ka lënë mundësi të tjera. Pra ne për të pasur zgjedhje të parakohshme duhet ta shpërndajmë Kuvendin dhe le të mbahen zgjedhjet e parakohshme për ata të cilët i kanë mendtë aty. Unë nuk kam problem për asnjërin variant, mirëpo shumë gjëra mund t’i bëjmë pa opozitën por jo edhe këtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë një interviste mbrëmë ka…