Kurti ndryshe nga Osmani për incidentin në Shkup, thotë se “s’ishte provokim”
Ndryshe nga Presidenca e Kosovës që e kishte vlerësuar incidentin e presidentes Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit më 2 gusht si “provokim”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rasti nuk ishte provokim.
Ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka thënë se rasti duhet të zbardhet nga organet përkatëse.
“Nuk e di që kemi pasur si institucione të Republikës kësi qëndrime, mund ta ketë thënë ndokush tjetër por jo institucionet e Kosovës. MPJD ka dhënë qëndrimin e saj besoj që duhet ta synojmë të vërtetën dhe kurrsesi tensionimin e situatës, le të zbardhet rasti janë organet përkatëse që e bëjnë këtë. Kryeministri i Maqedonisë dhe unë s’mund ta bëjmë edhe zyrtarin doganor, edhe policin hetues edhe atë që mbikëqyr sigurimin e aeroportit”.