Kurti në akademinë për masakrën e Reçakut: Ka mbaruar lufta për çlirim, por jo edhe beteja për drejtësi

15 janar 2025 | 16:45

Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Reçak në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime është mbajtur akademia përkujtimore, ku ka marrë pjesë dhe kryeministri Albin Kurti.

Ai ka thënë se ndodhet në këtë akademi për të mos harruar kurrë masakrën e 15 janarit të vitit 1999 si dhe për ta përforcuar kujtesën për masakrën e Reçakut.

Kurti ka thënë se qeveria ka themeluar Grupin Punues për ta hartuar Detyrën projektuese për kompleksin memorial, si dhe ka miratuar shpronësime të pronave, për përkujtim të dinjitetshëm të Masakrës së Reçakut.

“Varret e hapura në tokë, plagët e hapura në shpirt, vrragët e mbyllura në trup, arkivat e mbyllura në Beograd. Krimet e kryera gjatë luftës nuk ka qenë e thënë të ndodhin, nuk është dashur të ndodhin, ajo që duhet të ndodhë, për pasojë është drejtësia, gjykimi dhe ndëshkimi i kriminelëve qoftë edhe në mungesë. Në vitet 1998-të dhe 1999-të, thuhej se përfundoi beteja, por jo edhe lufta. Në raport me Serbinë, tash duhet të thuhet e kundërta, ka përfunduar lufta, por jo edhe beteja. Ka mbaruar lufta për çlirim, por jo edhe beteja për drejtësi”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për medie në…